Lifestyle

Uthulla për pastrim – Rastet kur duhet ta përdorni

Alternativat natyrale të pastrimit janë gjithnjë e më shumë të pranishme jo vetëm në diskutimet tona të përditshme, por edhe në praktikë.

Me siguri keni provuar të paktën një herë të largoni një njollë me uthull, të dezinfektoni frutat apo ndonjë sipërfaqe në shtëpi.

I gjithë ky proces ruan mjaft vlera për shëndetin tuaj, pasi ju mban larg kimikateve të fortë që dezinfektuesit e zakonshëm kanë, por duhet të dini se ku ta përdorni.

Veçanërisht uthullën për të cilën do të flasim më gjerë në vijim të këtij artikulli.

Jo çdo gjë mund ta pastroni me këtë përbërës ndaj ndiqeni me vëmendje.

Ku mund ta përdorni

Siç thamë, uthulla është një mënyrë pastrami efikase dhe natyrale dhe perfekte për ta përdorur me pak sodë buke në pastrimin e sipërfaqeve të porcelanit.

Përshembull me të mund të pastroni kabinën e dushit për të larguar shenjat që lënë pikat e ujit zakonisht apo nëpër sipërfaqet e tjera të cilat kanë shenja.

Për dyshemenë

Në shumicën e dyshemve, uthulla do të pastrojë mrekullisht çdo papastërti.

Nëse keni parket hidhni disa pika uthull tek uji teksa pastroni për të ndihmuar me largimin e mikrobeve dhe rifreskimin e shtëpisë.

Nëse keni dysheme druri mund të pastroni duke bashkuar uthull molle me pak vaj vegjetal pë rt’i dhënë shkëlqim sipërfaqes.

Për materialet e grurit, në një kovë me ujë shtoni një gotë me uthull dhe më pas lani sërish me ujë.

Qeramika dhe pse më e rrallë, kërkon kujdesin e saj të veçantë dhe këtu mun dtë fusni në punë uthullën.

Në një kovë me ujë shtoni një gotë me uthull dhe lani sipërfaqen që dëshironi pa lënë pas asnjë gjurmë, viza apo shenja të cilat sapuni i lë zakonisht.

Kundër aromave

Kuzhina është vendi magjik ku përgatiten recetat e shijshme, por mund të jetë edhe një burim aromash të këqija për të gjithë shtëpinë.

Nëse nuk keni gjetur ende zgjidhjen e duhur, atëherë përdorni uthull.

Shërpëndani nëpër kuzhinë disa gota të vogla të mbushura me uthull dhe ato do të thithin të gjithë aromat e pakëndëshme.

Gjtihashtu nës epas gatimeve duart tuaja mbajnë era peshk, qepë, hudhër apo të tjera aroma që nuk i dëshironi, lajini ato me pak uthull dhe aroma do të largohet.

Për zbllokimin e lavamanit

Soda dhe uhtulla krijojnë një reaksion kimik kur përzien bashkë, ndaj nëse doni të zbllokoni lavamanin tuaj, shtoni pak sodë buke tek tubat dhe uthull molle. Këtë mund ta bëni një herë në javë.

Kur nuk mund ta përdorni

Këtë përbërës nuk mund ta përdorni pë të pastruar çdo material apo për çdo qëllim, ndaj ndiqni këshillat mëposhtë.

Për të dezinfektuar sipërfaqe

Sic shpjeguam edhe më lart, uthulla është ideale për të larguar njollat, papastërtitë e dukshme, por nuk mund të vrasë mikrobet e bakateret.

Uthulla nuk njihet si dezinfektant pasi një i tillë duhet të vrasë 99.9% të baktereve të dëmshme që në 10 minutat e para të aplikimit.

Uhtulla mund të vrasë vetëm disa baktere, por jo të gjitha ndaj nuk konsiderohet e sigurtë për këtë përdorim.

Nëse ju duhet të dezinfektoni sipërfaqe të ndryshme, përdorni një dezinfektues i cili përmban alkool.

Për të pastruar ushqimet

Kjo është një këshillë e dhënë shpesh, pastroni frutat perimet dhe ushqimet tuaja me uthull molle, por ekspertët nuk e rekomandojnë më.

Kjo pasi uthulla mund të vrasë disa baktere, por jo të gjitha prej tyre ndaj rekomandohet t’i lani me alkool të poasaçëm për këto ushqime.

Gjithashtu mund të përdorni edhe sodën e bukës pasi njihet si një veprues më i fortë ndaj baktereve dhe mikrobeve.

Për të pastruar mermerin

Më lart ju shpjeguam se uthullën mund ta përdorni për pastimin e sipërfaqeve të ndryshme, por jo tek mermeri, graniti apo guri natyral.

Kjo pasi me kalimin e kohës uthulla mund t’i dëmtojë këto materiale./AgroWeb/