Fitnes

Ushtrimet më praktike për të moshuarit

Studimet tregojnë se njerëzit tani jetojnë më gjatë dhe shumica e popullsisë në botë po shkon drejt plakjes. Studime të tjera tregojnë se veprimtaritë fizike zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit dy dhe disa llojeve kanceresh. Fizkultura gjithashtu vonon fillimin i sëmundjes Alzheimer dhe kjo është arsyeja një universitet në Shtetet e Bashkuara po përpiqet të ndihmojë të moshuarit për të përfituar nga ushtrimet fizike.

Ushtrimet fizike ndihmojnë në parandalimin e mbipeshës dhe sëmundjeve që lidhen një stil jetese pa shumë lëvizje a veprime fizike.

Eksperti Steve Ball thotë se për të qenë rregullisht fizikisht aktiv është një gjë e vështirë. Por, programi i quajtur Pyramid MyActivity ofron mënyra të ndryshme që pjesëmarrësit mund të arrijnë objektivat e veta për shëndetin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Steve Ball thotë se të moshuarit duhet të fillojnë me ushtrimet në bazë të piramidës, si ecje ose ngjitje shkallësh. Pastaj të vazhdojnë me ushtrime aerobike që ndihmojnë për funksionimin më mirë të zemrës dhe mushkërive, si dhe lehtësojnë qarkullimin e gjakut.

Sipas këtij programi, të rriturit duhet të kryejnë 150 minuta ushtrime të moderuara aerobike çdo javë, ose rreth 20 minuta çdo ditë.

Një tjetër program i universitetit të Misurit gjithashtu i ndihmon të moshuarit sesi të ruajnë drejtpeshimin e trupit. Specialistë të universitetit shkojnë në qendrat te komuniteteve në të gjithë shtetin e Misurit.

Plot Shnetë

Plot Shnetë

Komento

Kliko këtu për të komentuar