Shnetë

Ushqimet e ëmbla që nuk janë të dëmshme

Në tavolinë mbani një enë me fruta, ashtu që ju mund të kafshoni diçka, dhe pastaj të mos ju brejë ndërgjegjja. Zgjidhni fruta të ëmbël, për të përmbushur dëshirat e juaja për ëmbëlsira.

Mjalti

Kur përjetoni ndjenjën se “kam nevojë për të ngrënë diçka të ëmbël”, përdorni mjaltë, e cila është mjaft e ëmbël për të plotësuar dëshirën tuaj, si dhe shumë më e shëndetshme se çokollata dhe ëmbëlsirat tjera.

Akullorja

Shumicës së adhuruesve të ëmbëlsirave iu pëlqen akullorja, por lajmi i mirë është se mund të merrni ato pa sheqer apo nga frutat, dhe kështu të shijoni versionin e shëndetshëm të ëmbëlsirës suaj të preferuar. Në vend të akullores mund të përdorni blozë të ngrirë, për t’u siguruar se ajo që ju hani është plotësisht e shëndetshme.

Kosi

Kosi, pavarësisht nëse është me yndyrë të plotë ose të ulët, është një mënyrë e shkëlqyer për të kënaqur dëshirat tuaja për ëmbëlsira. Për më shumë shije, ju mund të shtoni frutat tuaj të preferuar dhe një lugë çaji mjaltë.

Frutat dhe çokollata

Pavarësisht se dëshironi të konsumoni ushqim të shëndetshëm, nuk do të thotë që duhet të ndaloni krejtësisht të konsumoni ëmbëlsirat. Për të shijuar çokollatën, por thjesht duke mos e ngrënë të tërën, shkrini një copë çokollatë dhe hidhni ca fruta në të. Gjithashtu, zgjidhni çokollatë të errët në vend të asaj me qumësht.

Kokoshkat me çokollatë

Kur përgatisni kokoshka, mos shtoni kripë, por pak çokollatë të errët. Një tas me kokoshka përmban në mes 50 dhe 70 kalori, kështu që ju mund t’i hani pa u brengosur.

Mollët e pjekura

Kur ju hahet diçka të ëmbël, piqni një mollë ose dardhë, kjo është alternativë e shijshme dhe më e shëndetshme sesa karamelet dhe ëmbëlsirat tjera jo të shëndetshme. Sipër mollës së pjekur ose dardhës mund të shtoni pak mjaltë.