Lajme

Test pozitiv i rremë për COVID -19 tek të (pa)vaksinuarit – pse ndodh dhe si ta parandaloni atë

Sipas profesionistëve, rezultati i rremë pozitiv i testit të koronavirusit mund të ndodhë edhe pse nuk jeni të infektuar me virusin, transmeton Panacea.mk.

Sa shpesh ndodh?

Se sa i saktë do të jetë rezultati i testit varet nga një numër faktorësh. Ndonjëherë bëhet fjalë për kohën kur jeni testuar, por gjithashtu është i rëndësishëm edhe faktori se sa virus keni në kohën e testimit. Në përgjithësi, njerëzit që janë të vaksinuar dhe nuk kanë simptoma shpesh mund të kenë rezultat të rremë pozitiv të testit, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, por gjithashtu rekomandohet që një person të mos testohet nëse nuk ka simptoma ose është vaksinuar për shkak të një rezultati të mundshëm të rremë. Ekspertët thonë se në zonat ku ka më pak të infektuar dhe ku një përqindje më e lartë janë të vaksinuar, shanset për një rezultat të rremë pozitiv janë më të larta, sepse testi është akoma më i saktë kur personi shfaq simptoma, ndërsa bëhet fjalë për një periudhë prej 10 ditësh pas shfaqjes së simptomave.

Teste të caktuara a do të tregojnë më shpesh rezultate të rreme?

Testi i shpejtë i antigjenit, i cili shpesh përdoret në shtëpi, jep rezultate të sakta te njerëzit që kanë simptoma në 99.6 përqind të rasteve, dhe shumica e tyre i ofrojnë rezultatet në rreth 20 minuta.

“Teste të tilla janë të dobishme nëse keni nevojë për rezultate menjëherë, por ato ende konsiderohen më pak të besueshme sesa testi PCR. Gjithashtu ekziston mundësia që të merrni rezultat të rremë për shkak të faktit se testet e shpejta nuk janë 100 për qind të sakta”, shpjegon Dr. Charlene Brown, ekspert i shëndetit publik.

Testi PCR në një studim tregoi se jep rezultate të mira në 97.2 përqind të rasteve, por kur bëhet fjalë për rezultate të rreme këtu përqindja është 0. Të dhënat më të sakta japin rreth 8 ditë pas shfaqjes së simptomave të para.

“Testi PCR konsiderohet standardi i artë në zbulimin e sëmundjes dhe në shumicën e rasteve është më i saktë se testi i shpejtë,” shtoi Brown.

Si të siguroni rezultate të sakta të testimit?

Ne të gjithë e dimë se është shumë e pakëndshme të testohesh për COVID-19, por është gjithashtu e rëndësishme ta bësh këtë nëse është e nevojshme. Mirëpo është mirë që të bëni disa teste, jo vetëm një, nëse mendoni se është e nevojshme.

“Testet e shpejta janë konfirmim i mirë, por për fat të keq ato nuk janë gjithmonë plotësisht të sakta. Disa vijnë në pako prej 2, ndërsa ju i përdorni të dyja për të qenë të sigurt për rezultatet. “E rëndësishme është të bëni test PCR pas një testi të shpejtë, sepse ato janë akoma shumë më të sigurta”.