Lajme

S’ka më pacientë me Covid19, mbyllet Klinika Infektive II

Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), nga dita e sotme  nuk ka asnjë pacientë të hospitalizuar me COVID-19.  Katër pacientët e fundit që kishte kjo njësi, janë transferuar në kuadër të Klinikës Infektive.

Ndërkaq, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës (ShSKUK), po trajtohen 87 pacientë, prej tyre 48 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 17  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive,  4  pacientë

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 7 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë

Spitali i Ferizajt, 11  pacientë