Kuriozitete Teknologji

Si po transformohet Piramida e Tiranës në qendrën më të madhe të Inovacionit Teknologjik në rajon

Piramida e Tiranës po transformohet në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit, që do të mirëpresë mijëra të rinj për të mësuar gjuhën e kodimit, robotikë, design dhe programim, me mbështetjen e “Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan” – AADF.

Projekti arkitektonik i studios së famshme holandeze MVRDV parashikon një godinë transparente dhe plot dritë.

Gjithashtu, projekti synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët.

Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit. Programet që do të ofrohen janë: animacion, zhvillimi i lojërave, kinematografia, web design, muzikë, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelimi 3D, programim, robotikë, grafika e lëvizjes, fotografi dhe media e re./Po.al