Lajme

ShSKUK: Më pak se 100 pacientë në trajtim nga COVID-19

Ka shënuar rënie numri i pacientëve të hospitalizuar nga COVID-19.

Bazuar në raportin e datës 13 tetor 2021, në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, në trajtim janë 92 pacientë që po marrin shërbime shëndetësore nga COVID-19, prej tyre 60 me oksigjeno-terapi dhe 4 në kujdes intensiv mjekësor.

Në Klinikën Infektive po trajtohen 19 pacientë, në Klinikën Infektive II ( Mjekësi Sportive) 5 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid-19, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë.

Ndërkaq në Spitali i Prizrenit po trajtohen 5 pacientë, Spitalin e Gjakovës, 5 pacientë, Spitalin e Gjilanit, 9 pacientë, Spitalin e Mitrovicës, 8 pacientë dhe Spitalin e Ferizajt, 12 pacientë./KOHA/