SHËRIM JASHTË VENDIT

Plot Shnetë paraqet programin për trajtim jashtë vendit dhe ofron mundësinë e veçantë për trajtimin e sëmundjes tuaj me metodat më të avansuara diagnostike, terapeutike dhe kirurgjike të njohura sot në botë!

Tani, ju keni mundësi të kërkoni trajtim tek mjekët dhe spitalet më të njohura në rajon dhe Europë.

Programi për Trajtim Jashtë Vendit ofron trajtim për të gjitha sëmundjet të cilat nuk trajtohen në vendin tonë si dhe trajtimin e sëmundjeve më të komplikuara për të cilat ju preferoni të trajtoheni jashtë vendit: 

  • Trajtimi i të gjitha rasteve onkologjike, për fëmijë dhe të rritur
  • Radiokirurgjia dhe Radioterapia me Cyberknife M6
  • Kimioterapia
  • Terapia Hormonale dhe Imunologjike
  • Transplantimi i Palcës Kockore
  • Semundjet e veshkave, mëlçisë dhe organeve të tjera të traktit digjestiv
  • Metodat diagnostikuse laboratorike, radiologjike, mjekësia nukleare, skanimi me PET-CT
  • Laboratori gjenetik dhe i embriologjisë
  • Trajtimi subspecialistik në Neurokirurgji
  • Kirurgji Abdominale, Kirurgji Torakale, Obstetrikë & Gjinekologji, Urologji, Ortopedi , Oftalomogji, Endokrinologji, Hematologji, Nefrologji, Pediatri dhe Neonatologji
  • Intervenimet kardiokirurgjke, trajtimi i anomalive kongjenitale të zemrës për fëmijë dhe të rritur
  • Ndërhyrje Estetike etj.

Plot Shnetë është në shërbimin tuaj dhe ju mundëson të zgjedhni spitalin adekuat dhe mjekët më të besueshëm nga qendrat më të njohura spitalore ne Turqi, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe më gjerë.

Ju keni mundësi të zgjedhni ofertën më të mirë për trajtimin tuaj! Është e rëndësishme të jeni mirë të informuar me prognozën e sëmundjes suaj dhe mundësitë e trajtimit që keni në dispozicion jashtë vendit. 

Pas kompletimit dhe transferimit te dosjes tuaj shëndetësore tek zyrat tona ne kujdesemi për: 

  • Mundësinë e rimbursimit nga Ministria e Shëndetësisë 
  • Trajtimin tuaj më të mirë të mundshëm 
  • Asistencë për kompletimin, transferimin e dosjes tuaj shëndetësore tek spitali jashtë vendit. 

Për  informata më të hollesishme rreth trajtimit jashtë vendit na kontaktoni: 

Në numrin tonë të telefonit 045- 230-140 (poashtu mund të na kontaktoni edhe përmes viber ose whatsapp)  

Ju mund të na kontaktoni edhe përmes e-mail adresave tona- info@plotshnete.netplotshnete@gmail.com

Apo të na vizitoni në zyrat tona në adresën:

Bulevardi Dëshmorët e Kombit, nr.66, 9/1 Ulpianë, Prishtinë