Shnetë

Sa shpesh duhet të kontrolloheni tek mjeku i syve?

Kontrollat mjekësore oftalmologjie janë shumë të rëndësishme për t’u siguruar që sytë tuaj janë të shëndetshëm dhe nuk kanë probleme në të pamur dhe mund të ndërhyjnë në performancën tuaj në punë, shkollë, studime, kualitetin e jetës apo edhe potencialisht në sigurinë tuaj.

Kur duhet të bëhet kontrolla mjekësore e syve?

1. Fëmijët duhet të bëjnë kontrollën e parë deri në moshën 6-muajshe.

2. Çdo fëmijë duhet të bëjë një kontrollë përpara fillimit të shkollës dhe më pastaj çdo 1-2 vjet.

3. Të rriturit duhet të kenë një ekzaminim të përgjithshme oftalmologjik çdo 1-2 vjet.

4. Të moshuarit mbi moshën 61-vjeçare, duhet të kenë kontrollë çdo vit.

Përveç kontrollave të rregullta të lartcekura, vizitat oftalmologjike varen edhe nga shumë faktorë të tjerë. Ndër to edhe si vijon:

– Historitë familjare të problemeve me sy
– Personat me diabet janë në rrezik të shtuar për probleme me të pamurit
– Historitë personale të lëndimeve me sy e të tjera.

Diagnostifikimi i hershëm i sëmundjeve të syve është me rëndësi jetike, veçanërisht për fëmijët, për t’u mundësuar një jetë më cilësore në të ardhmen dhe për të mos lejuar që problemi të rritet. /Gazeta Shneta/