Lajme

Rusia arrin rekord të ri në numrin e vdekjeve ditore nga koronavirusi (VIDEO)

Rusia ka shënuar një rekord tjetër të rasteve të vdekjeve ditore nga koronavirusi të martën, pasi vendi përballet me një rritje të shpejtë të infeksioneve mes niveleve të ulëta të vaksinimit.

Task forca qeveritare e koronavirusit raportoi 973 vdekje, numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë.

Kremlini ka përjashtuar një bllokim mbarëkombëtar, duke i deleguar autoriteteve rajonale fuqinë për të marrë vendime për kufizime më të ashpra të koronavirusit.

Kryeministri Mikhail Mishustin këmbënguli se sistemi i shëndetit ishte “plotësisht gati” për të trajtuar pacientët, duke vënë në dukje se kapaciteti ishte rritur.

Por ai shtoi se mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjen ishte vaksinimi.

Pothuajse një e treta e 146 milionë banorëve të Rusisë kanë marrë të paktën një vaksinë të koronavirusit, tha qeveria ditë më parë, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.