Lajme

Rritet numri i të infektuarve me Covid në Britaninë e Madhe

Numri i rasteve pozitive në Angli pësoi rritje në muajin shtator, atëherë kur shkollat u rihapen përsëri pas pushimeve verore.

Aktualisht, numri i rasteve në Britani është shumë i lartë në krahasim me vendet tjera të Evropës Pernëdimore shkruan Reuters.

“Prevalenca ishte e lartë dhe në rritje tek nxënësit gjatë muajit shtator”, tha Paul Elliott, autor i studimit.

Sipas tij, marrja e vaksinës anti covid do të ndihmonte në uljen e transmetimit tek fëmijët dhe të rriturit.

Studimi, i cili analizoi 100,527 testime, zbuloi se epidemia po rritej te fëmijët nën moshën 17-vjeçare.

Bazuar në statistikat ditore, Britania raportoi 42,776 raste të reja me Covid-19 gjatë ditës së djeshme. Kjo shifër po konsiderohet të jetë më e larta që nga mesi i muajit korrik./Gazeta Shneta/