Lajme

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe me intervale të shkurta me diell, shkruan Plot Shnetë.

Vranësirat herët në mëngjes vende-vende mund të sjellin ndonjë rigë të dobët, por pjesa dominuese e ditës do të jetë pa reshje dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.