Lajme

Rënie e shpejtë e interesimit për vaksinim në Rahovec

Interesimi për vaksinim ka rënë ndjeshëm në Komunën e Rahovecit.

Kështu ka njoftuar të premten për KOHËN, koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Rahovec. Qazim Cena.

“Ka rënie rapide të interesimit, më herët e kishim mesataren ditore në 600 të vaksinuar, tani rreth 200”, ka thënë ai.

Cena ka bërë me dije se nga fillimi i pandemisë e deri tani në Rahovec janë aplikuar gjithsejtë 44 mijë e 898 vaksina, prej tyre 25 mijë e 218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë dhe 19 mijë e 680 me të dy dozat./KOHA/

Drejtori i QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec, Elbunit Hoti ka njoftuar të premten për KOHËN se në pikëpamje teknike procesi i vaksinimit po shkon mirë, ndërkohë që ka bërë me dije se Qendra e Vaksinimit në Rahovec është e furnizuar mirë me vaksina.