Lajme

Rënia e rasteve me COVID-19, a duhet të lirohen masat?

Në bazë të raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në vendin tonë janë 1 mijë e 95 rasteve aktive me COVID-19.

Ndërkohë, në 24 orëshin e fundit, u regjistruan 2 viktima dhe 14 raste të reja.

Me rënien e numrit të rasteve me koronavirus, ka shënuar rënie edhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar. Nëse në ditët kur numri i rasteve me koronavrius ishte i lartë dhe deri në 20 mijë qytetarë vaksinoheshin, numri i vaksinave që janë dhënë dje ka qenë 9.795.

Kujtojmë se kryetarët e komunave kanë kërkuar që të shikohet mundësia e heqjes së kufizimit të lëvizjes, që nis nga ora 22:00 deri në ora 05:00./Sinjali/