Deserte Lajme Ushqimi dhe Dieta

Receta/ Kek me reçel

Përbërësit:

2 vezë
100 gr cokollatë gatimi
100 gr sheqer
80 gr miell
1/2 pluhur pjekurinash
kanellë
50 gr gjalpë


Për sherbetin:

100 gr cokollatë gatimi
1 lugë gjelle qumësht
2 lugë gjelle vaj
reçel

Vezët rrahini bashkë me sheqerin. Shtoni miellin bashkë me pluhurin për pjekurina, gjalpën dhe cokollatën e shkrirë si dhe pak kanellë.

Krijoni një brumë homogjen dhe këtë zbrazeni në një tepsi më të vogël. Piqeni në furrën e parangrohur në 200 gradë për afro 35 minuta.

Kekun e nxehtë lyejeni me recel sipas dëshirës, pastaj me cokollatë të shkrirë bashkë me qumësht e me vaj.

Ju bëftë mirë.