Deserte

Receta/ Browine me gështenja

Përbërësit:

250 g gështenja

180 g gjalpë në temperaturën e dhomës

150 g sheqer i kaftë

2 vezë

1 gotë me ujë të nxehtë

50 g kakao

300 g miell

2 lugë kafe të grimcuar

1 lugë çaji pluhur për pjekje

gjysmë lugë çaji kripë

 

Përbërësit për dekorim:

200 g çokollatë

gjethe menteje

Pregaditja:

Ziejini gështenjat në një tigan të thellë derisa të zbuten dhe më pas qërojeni.

Merrni një enë të thellë dhe shtypni gështenjat me një pirun, pastaj merrni një gotë ujë të nxehtë dhe përzieni kakaon dhe kafenë.

Në një enë vendosni miellin, pluhurin për pjekje dhe kripën.

 

Në mikser rrihni gjalpin dhe sheqerin, shtoni vezët një nga një pastaj derdhni kakaon dhe kafenë që keni përzier në ujin e nxehtë.

Shtoni gështenjat e ziera dhe të shtypura dhe i përzieni me ndihmën e një spatulle.

Në fund, shtoni miellin, pluhurin per pjekje, kripën dhe përzieni.

Përbërjen vendoseni në tepsi, pjekeni në furrë për 40 minuta në temperaturë 180 gradë.

Çokollatën shkrijeni në tigan pastaj shtrijeni në pandispanjë pasi te jetë ftohur, mund ta dekoroni me gjethe mente./ transmeton Plot Shnetë.

 

Plot Shnetë

Plot Shnetë

Komento

Kliko këtu për të komentuar