Këshilla Mjekësore Shnetë

Pse duhet të konsumojmë turshi?

 Stina e dimrit vecohet me konsumimin e turshive të cilat perveç se e bëjnë edhe më të shijshme çdo shujtë janë edhe shumë të shëndetshme për shëndetin e njeriut, transmeton Plot Shnetë.

Është konstatuar nga shumë mjekë se turshit e përgaditura në kushte të përshtatshme duke mos e tepruar në konsumim janë shumë të shëndetshme për trupin e njeriut. Mirpo për shkak të përmbajtjes së lartë të kripës të sëmuret me tension të lartë, diabet, sëmundje të veshkëve dhe sëmundje të lukthit duhet ti konsumojne në sasi të kontrolluar ose varësisht nga gjendja e sëmundjes nuk duhet t’i konsumojnë fare.

Gjithashtu për shkak të sasisë së lartë të kripës në turshi duhet pasur kujdes në mosteprimin e konsumimit të tyre Disa prej dobive të konsumimin të turshive të pergaditura vetëm me uthull dhe kripë, pa përmbajtje të ndonjë konzervansi :

-Të mbrojnë kundër gripeve dhe ftohjes gjatë dimrit. Turshit të cilat pergaditen duke përdorur perime të ndryshme të pasura me vitamina dhe minerale i mundësojnë njeriut të jetë më i fortë kundër gripeve dhe ftohjes.

– Forcojnë imunitetin. Në forcimin e imunitetit ndikon permbajtja e probiotikëve (bakterie të mira) dhe perimeve të ndryshme në turshi. Këto bakterie të dobishme të cilat gjenden në turshi pasurojnë florën e zorrëve dhe në këtë mënyrë forcojnë sistemin e imunitetit në trupin e njeriut.

– Zvoglojnë ngërçet (krampet) e muskujve pas sportit. Trupi i njeriut gjatë sportit duke u ndjersitur humbë shumë minerale dhe lëngje dhe kështu mund te vie deri tek dehidratimi. Shumë prej sportistëve për të fituar sa më shpejt lëngjet dhe mineralet e humbura konsumojnë turshi dhe pijnë lëngun e turshive. Sipas disa hulumtimeve pirja e lëngut të turshive zvoglon ngërçet e muskujve pas sportit.

– Ndihmojnë kundër kapsllëkut. Përmbajtja e lartë e fibrave dhe bakterieve të fermentuara në turshi bën që të mbrohet shëndeti i zorrëve. Turshit duke pasuruar florën e zorreve në trupin e njeriut mundësojnë lëvizjen e rregulltë të tyre.

– Mbrojnë kundër sëmundjeve të zemrës. Turshit duke rritur në trupin e njeriut numrin dhe llojet e bakterieve të dobishme mundësojnë që njeriu të jetë më i qëndrueshëm kundër sëmundjeve të zemrës./Plot Shnetë/