Sëmundje

Problemet serioze shëndetësore që mund t’i kuptoni nga sytë

Ekzaminimi i syrit mund t’ju tregojë shumë për shëndetin tuaj të përgjithshëm. Për shembull, mjeku juaj i syve mund të dallojë shenjat e hershme të diabetit apo dhe sëmundje të tjera. Ekzaminimet e rregullta të syrit bëjnë të mundur zbulimin dhe trajtimin e hershëm të një sërë gjendjesh serioze shëndetësore.

Diabeti

Nëse okulisti vëren njolla gjaku në pjesën e pasme të syrit, mund të keni një gjendje të quajtur retinopati diabetike, e cila prek kapilarët në retinë dhe është shkaku numër 1 i verbërisë tek të rriturit. Simptomat e gjendjes – të tilla si dhimbja e syve dhe shikimi i paqartë ose i luhatshëm – mund të mos jenë të dukshme derisa gjendja të avancohet.

Kolesteroli i lartë

Kur kolesteroli grumbullohet në sytë tuaj, një unazë e bardhë, gri ose blu mund të formohet rreth irisit. Ndërsa është një shenjë e zakonshme e plakjes, kjo gjendje – e quajtur arcus senilis – mund të tregojë kolesterol të lartë dhe trigliceride, dhe një rrezik më të madh për sëmundje të zemrës dhe goditjes në tru.

Presioni i lartë i gjakut

Gjatë një ekzaminimi të syve, shenja më treguese e presionit të lartë të gjakut është dëmtimi i enëve të gjakut si rrjedhja, ngushtimi, ngurtësimi dhe ënjtja. Kjo mund të jetë një faktor rreziku për goditje në tru, sulm në zemër dhe dështim të zemrës, presioni i lartë i gjakut gjithashtu mund të ndikojë në shikimin tuaj.

Goditje në tru

Nëse okulisti zbulon mpiksje mikroskopike të gjakut në pjesën e prapme të syrit ose dëmtim të enëve të gjakut për shkak të presionit të lartë të gjakut, mund të jeni në rrezik të lartë për goditje në tru.

Artriti

Gjendja më e zakonshme e shikimit e lidhur me artritin reumatoid është sindroma e syrit të thatë. Simptomat mund të shkojnë nga thjesht bezdisëse në shumë serioze pasi sytë e thatë janë më të prirur ndaj infeksionit.

Tiroide

Hipertiroidizmi shoqërohet me një çrregullim autoimun të quajtur sëmundja e Graves, e cila mund të bëjë që sytë të ndihen të skuqur dhe kruhen, dhe në raste më serioze, të shkaktojë fryrjen e muskujve të syrit.

Skleroza e shumëfishtë

Skleroza e shumëfishtë (MS) është një sëmundje degjenerative që prek të gjithë sistemin nervor. Ndërsa sëmundja sulmon sytë, nervat optikë fryhen dhe shikimi fillon të turbullohet, një gjendje e quajtur neurit optik. /abcnews.al