Lajme

Pesë të infektuar me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se aktualisht në spitalet e përgjithshme dhe në klinikat e QKUK-së, janë duke u trajtuar 102 pacientë të infektuar me COVID-19.

Në raportin e fundit të ShSKUK-së bëhet e ditur se 66 prej tyre janë në oksigjeno-terapi dhe pesë të tjerë në mjekim intensiv, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 23 pacientë,

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 8 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid-19,

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë,

Spitali i Prizrenit, 11 pacientë,

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë,

Spitali i Gjilanit, 11 pacientë,

Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë,

Spitali i Ferizajt, 14 pacientë./Gazeta Sinjali/

Etiketat