Kuriozitete

Për çka tjetër mund ta përdorim hudhrën?

Në kuzhinë është e pazëvendësueshme, por hudhra është edhe e dobishme për shëndet. Ja disa dobi të saj, që janë zbuluar tash vonë. Hudhra kundër puçrrave. – Hudhra e imtësuar shtohet në maska dhe losionë për fytyrë. Por, mënyra më efikase e largimit të puçrrave me hudhër, është duke i fërkuar atë me lëng hudhre. Shërimi i infeksioneve me kërpudha në këmbë. – Hudhra është e dobishme edhe kundër infektimeve me kërpudha mikroskopike.

Është e njohur banja për këmbë, ku në legenin me ujë shtoni 10 thelpinj hudhre. Por, hudhrën mundeni edhe ta shtypni, ta përzieni me vaj ulliri dhe me të t’i lyeni pjesët e këmbëve, të infektuara nga kërpudhat. Ilaç kundër dhembjes së dhëmbit. – Vendoseni një thelb të vogël të hudhrës midis nofullave dhe pjesës së brendshme të faqes, afër dhëmbit që ju dhemb. Dhembja largohet shpejt. Kundër viruseve dhe ftohjes.

– Në mjekësinë kineze hudhra përdoret për një freskim të përgjithshëm të organizmit.

E marrin një thelb hudhre në gojë dhe e lëpijnë si bonbone. Përpos kësaj, është parë se hudhra e pastron gjakun, e stimulon apetitin, mbron nga gripi, e forcon imunitetin, është e dobishme te anemia, te bronkiti kronik, etj./Bota sot.

Plot Shnetë

Plot Shnetë

Komento

Kliko këtu për të komentuar