Lajme

OMK organizon kongresin e V-të të Obsterikës dhe Gjinekologjisë

Oda e Mjekëve të Kosovës organizon Kongresin e pestë të Obsterikës dhe Gjinekologjisë në Kosovë, Plot Shnetë.

Kongresi do të përbëhet nga tema te ndryshme që kanë të bëjnë me shëndetin e gruas, nënës dhe fëmijës.

Postimi i plotë nga OMK:

Të nderuar anëtarë,

Ju njoftojmë se Kongresi i V –të i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Kosovë do të mbahet me datat 22-23 Tetor, në Hotel Emerald, Prishtinë.

Në kongresin dy ditor do të trajtohen temat që kanë të bëjnë me shëndetin e gruas, nënës dhe fëmijës.

Për pjesëmarrje të ftohen të gjithë profesionistët vendor dhe ndërkombëtar, mjekë specialist, specializantët, mamitë dhe infermierët nga Gjinekologjia dhe Obstetrika, Neonatologjia, Patologjia, Onkologjia, Mjekësia Familjare etj. Në veçanti inkurajohet pjesëmarrja e përfaqësuesve të organizatave dhe rrjeteve të grave si dhe organizatave rinore vendore.

Kongresi është bashkëorganizim i Odës së Mjekëve të Kosovës në partneritet me Shoqatën e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës (SHOGJK) dhe Shoqatën Shqiptare të Obstetrikë Gjinekologjisë (SHSHOGJ).

Për të gjithë anëtarët e Odës së Mjekëve të Kosovës pjesëmarrja është pa pagesë.

Duke shtypur linkun e mëposhtëm mundeni të regjistroheni për pjesëmarrje në kongres.

Regjistrimi