Lajme

Numri total i fëmijëve të prekur me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë

Në 24 orët e fundit, një fëmijë doli pozitiv me COVID-19 në Kosovë, duke e çuar në 3 mijë e 580 numrin e përgjithshëm të të infektuarve të grupmoshës 0 deri në 9 vjeç.

Fëmija i gjinisë mashkullore është nga Komuna e Obiliqit.

Nga 2 mijë e 966 viktima të COVID-19 që nga marsi i vitit të kaluar, prej tyre 5 ishin fëmijë të grupmoshës 0 deri në 9 vjeç./21Media