Lifestyle

Një truk i thjeshtë për të mbajtur shtëpinë tuaj gjithmonë të freskët

Aromatizuesit e ajrit, natyrisht, mund të blihen në dyqan. Por a e dini se mund ta pregadisni vetë me pak përpjekje? Gjithçka që ju nevojitet është një tenxhere, ujë, limon, gjethe trumze dhe ekstrakt vanilje.

Përgatitja e ushqimit, larja e qenit, fshirja e pijeve të derdhura. Të gjitha këto procese mund të lënë erë të padëshirueshme në shtëpinë tuaj. Por është shumë e lehtë të keni gati një aromatizues duke ndjekur një recetë natyrale me produkte shtëpie e cila ju mundëson të hiqni të gjitha aromat e pakëndëshme, transmeton Plot Shnetë.

Era e mykut

Kur hyni në shtëpinë tuaj, zakonisht nuk merrni erë të pazakontë. Kjo gjendje quhet verbim nuhatës. Por kjo nuk do të thotë që shtëpia juaj nuk është e mbushur me erë të çuditshme, ose të paktën ajër të mykur. Dëshironi që shtëpia juaj  të ketë aromë të bukur? Sigurisht, ju mund të blini freskues ajri në dyqan, por thithja e këtyre avujve nuk është aq e shëndetshme. Për fat të mirë, ekziston një mënyrë tjetër!

Limon dhe gjethe trumze

Keni limon dhe gjethe trumze në shtëpi? Sepse kjo është pikërisht ajo që ju nevojitet për të bërë freskuesin tuaj të ajrit. Gjëja më e mirë për të është se nuk është e shtrenjtë dhe mund të jeni të sigurt se aromatizuesi juaj i ajrit të pregaditur në shtëpi ka një erë shumë të mirë, shkruan Sabah.

Bu basit numara ile eviniz her zaman mis gibi kokacak! İşte tamamen doğal oda spreyi

Përgaditja

Mbushni një tenxhere me ujë dhe ziejeni.

Pritini limonin në feta dhe shtojini në ujë së bashku me degëzat e trumzës dhe 1 lugë ekstrakt vanilje.

Lëreni në nxehtësi të ulët gjatë ditës dhe shtoni ujë nëse është e nevojshme.

Pastaj këtë aromë vendoseni në një shishe spreji dhe përdorni sa herë që dëshironi.

Në këtë mënyrë, shtëpia juaj do të mbajë erë aromatik gjatë gjithë ditës./Plot Shnetë.