Shnetë

Një në 10 gra të diagnostikuara me kancer të gjirit janë nën moshën 45 vjeç

Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë tek gratë në të gjithë botën, duke tejkaluar kancerin e mushkërive për herë të parë në vitin 2020 – kur më shumë se 2.3 milion gra u diagnostikuan me kancer të gjirit në të gjithë botën dhe 685,000 vdiqën.

Kanceri i gjirit është një sëmundje në të cilën qelizat malinje formohen në indet e gjirit. Ka lloje të ndryshme të kancerit të gjirit. Lloji i kancerit varet se cilat qeliza në gji kthehen në kancer.

Shpesh karakterizohet nga mungesa e simptomave të hershme, gjë që rezulton në zbulimin e vonshëm të sëmundjes. Zbulimi në fazat e avancuara të sëmundjes nënkupton që trajtimi është më i vështirë dhe i pasigurtë.

Mirëpo trajtimi i kancerit të gjirit mund të jetë shumë efektiv, sidomos kur sëmundja zbulohet herët.

Shumica e rasteve të kancerit të gjirit gjenden tek gratë mbi 50 vjeç, por sëmundja prek edhe moshat nën 45 vjeç. Një në 10 gra të diagnostikuara me kancer të gjirit janë nën moshën 45 vjeç.

Rreziku për kancerin e gjirit tek gratë e reja ndryshon bazuar në faktorët si historia familjare dhe personale e kancerit.

Ka më shumë gjasa të jetë i trashëgueshëm sesa kanceri i gjirit tek gratë e moshuara; të gjendet në një fazë të mëvonshme dhe shpesh është më agresiv dhe vështirë për tu trajtuar.

Gjenet, stili i jetesës dhe mjedisi përreth bashkëveprojnë për të rritur ose ulur rrezikun e prekjes nga kanceri.

Një sërë testesh laboratorike mund të përdoren nëse dyshohet për kancer. Mostrat e gjakut, urinës, lëngjeve të tjera trupore ose indeve analizohen për qeliza jonormale ose tumor markerë që mund të përcaktojnë nëse një person ka sëmundjen ose një gjendje prekanceroze.

Testet laboratorike gjithashtu mund të përdoren për të kontrolluar pacientët me rrezik të lartë, për të identifikuar fazën e kancerit, për të identifikuar opsionet e trajtimit dhe për të vlerësuar nëse kanceri i përgjigjet trajtimit. Testet laboratorike mund të përdoren gjithashtu për të përcaktuar nëse një pacient ka një përsëritje të kancerit – ose nëse një kancer i ri është zhvilluar.

Ata luajnë një rol të rëndësishëm në diagnozën dhe zbulimin e aktivitetit të tumorit, monitorimin e përgjigjes ndaj terapisë, detektimin e metastazave ose përcaktimin e përsëritjes te pacientët me kancer të gjirit. Tumor markerët sigurojnë një burim minimalisht invaziv me kosto efektive të të dhënave të vlefshme për monitorimin e rrjedhës së sëmundjes, përcaktimin e prognozës dhe ndihmën në planifikimin e trajtimit.

Tumor markerët që treguan dëshmi të dobisë klinike dhe rekomandohen për përdorim në praktikë përfshijnë:

  • CA 15-3
  • CEA
  • CA 125

ZBULIMI I HERSHËM SHPËTON JETË.

Plot Shnetë

Plot Shnetë

Komento

Kliko këtu për të komentuar