Lajme

Nën 1.000 raste aktive me COVID-19, për herë të parë në 70 ditët e fundit

Me shërimin e 150 e personave në 24 orët e fundit nga COVID-19, numri i rasteve aktive është ulur nën 1.000.

Dhe kjo është hera e parë që në vend janë më pak se 1.000 raste aktive në 70 ditët e fundit.

Aktualisht janë 924 raste aktive, derisa më pak për herë të fundit kishte më 4 gusht, kur ishin 888 raste.

Kosova është përballur me situatë të rëndë me COVID-19 në gusht e shtator, ndërkohë që më së shumti raste aktive janë regjistruar më 1 shtator, kur ishin 27.404.

Me vazhdimin e procesit të vaksinimit dhe me masat anti-COVID-19, numri i rasteve është ulur./KOHA/