Lajme

Në Prishtinë po mbahet Kongresi i Dytë i Mjekësisë, me fokus Onkologjinë

Të shtunën (sot) ka filluar dita e dytë e Kongresit të Dytë të Mjekësisë, me fokus Onkologjinë.

Dita e parë e kësaj ngjarje përfundoi të premten me sukses të plotë, ku pati ligjërime të ndryshme të fokusuara në Onkologji.

U prezantuan temat të cilat kanë qenë të parapara, si:

Kongresi i Dytë i Mjekësisë

Kurimi i kancerit nga praktika e përditshme tek parandalimi dhe kërkimi, Radioterapia e ndihmuar nga nanogrimcat me Imunoterapia duke përdorur biomateriale të mençura në trajtimin e kancerit, praktika në epokën e mjekësisë precize- përparësitë dhe sfidat, shëndeti mendor tek fëmijët me neoplazmë etj.
Prezantuan ligjëruesit: Prof.Dr. Mentor Petrela, Dr. Bashkim Ziberi, Dr. Ekrem Maloku, Dr. Dafina Ademi Islami, Dr. Faton Sermaxhaj, Prof. Ass. Dr. Shemsedin Sadiku etj.

Në ditën e parë të këtij Kongresi morrën pjesë fizikisht 300 mjekë dhe mbi 1000 të tjerë online, përmes platformës zoom./Gazeta Shneta/

Naser Gjonbalaj, nënkryetar i Odës së Mjekëve, bëri hapjen e punimeve të këtij kongresi