Lajme

Në Greqi po raportohen nga 10 mijë raste në ditë me COVID-19, Kryeministri Mitsotakis: As nuk e çoj ndërmend karantinën

Greqia është duke thyer çdo ditë rekord me numrin e lartë të të prekurve me koronavirus, por qeveria nuk ka ndërmend ta mbyllë sërish vendin.

Kryeministrit grek Mitsotakis tha gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit mesditën e sotme në Athinë se nuk do të privojë më të vaksiunuarit nga shërbimet publike dhe përditshmëria e tyre pavarësisht rasteve të shumta, raporton abcnews.al.

“Së pari dua t’ju falënderoj për përgjegjësinë që sektori i tregtisë po tregon për zbatimin e masave të reja. Do të them sërish se ekonomia dhe shoqëria nuk do të mbyllen më. Të vaksinuarit nuk do të privohen nga liritë dhe ata që ende nuk janë vaksinuar duhet të mbrohen. Që e gjithë kjo të ndodhë në të njëjtën kohë, përveç policisë, padyshim duhet bashkëpunim dhe duket se me armën kryesore të bindjes po e pushtojmë“, theksoi Mitsotakis në fillim të takimit.

Ekspertët në Greqi presin që rastet e reja me koronavirus të arrijnë deri në 10 000 në ditë, ndërsa spitalet janë të mbushur me pacientë që iu duhet ndihmë mjekësore.

Të dhënat tregojnë se niveli i vaksinimit aktualisht është 60%, ku një pjesë e madhe i kanë marrë të dyja dozat.