Lajme

MSH thirrje grave që të bëjnë mamografinë për diagnostikimin e kancerit të gjirit

Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje grave që të bëjnë mamografinë për diagnostikimin e kancerit të gjirit.

MSH në thirrjen e saj ka bërë të ditur se gratë që bëjnë kontrolle të vazhdueshme kanë 47 për qind gjasa më shumë që t’i mbijetojnë kësaj sëmundje.

“Gratë që kontrollohen rregullisht për kancerin e gjirit kanë një rrezik 47% më të ulët të vdekjes nga kjo sëmundje në krahasim me ato që nuk e bëjnë këtë”.

“Vdekjet nga kanceri i gjirit kanë rënë që nga viti 1990 falë zbulimit të hershëm, rritjes së vetëdijes dhe opsioneve të reja të trajtimit”, thuhet në njoftimin e MSH-së. /Gazeta Shneta/