Lifestyle

Mbroni veten nga rrezet e dëmshme UV në mënyrë natyrale: Bëni një losion dielli shtëpiak me faktor 20!

Rrezitja e tepërt mund të shkaktojë djegie, të përshpejtojë plakjen e lëkurës, por edhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve të ndryshme malinje

Kjo është arsyeja pse mbrojtja është jashtëzakonisht e rëndësishme, transmeton Telegrafi.

A e dini se brenda vetëm disa minutash mund të bëni kremin tuaj që ka një faktor mbrojtës 20?

Përbërësit:

▪ ½ e filxhanit vaj bajameje;
▪ ¼ e filxhanit vaj kokosi;
▪ ¼ e filxhanit dyllë blete;
▪ 2 lugë të vogla oksid zinku;
▪ 1 lugë e vogël vaj karote;
▪ 1 lugë e vogël gjalpë shea;
▪ disa pika vaj eterik, sipas dëshirës.

Përgatitja:

1. Të gjithë përbërësit… vendosni në një kavanoz qelqi, pastaj atë kavanoz futeni në një tenxhere, ndërsa në tenxhere shtoni ujë deri në gjysmë të kavanozit, zieni në temperaturën më të ulët.

2. Tundni derisa të gjithë përbërësit të bashkohen, pastaj shtoni oksidin e zinkut. Pasi që në tenxheren me kavanoz brenda ta largoni nga pllaka e shporetit shtoni vaj karote dhe disa pika vaj eterik, sipas dëshirës.

3. Tretjen e përftuar futeni në një enë më të vogël me kapak dhe lëreni kremin të ftohet plotësisht. Dylli i bletës është i papërshkueshëm nga uji dhe i jep kremit dendësinë e kërkuar, ndërsa oksidi i zinkut siguron mbrojtje të shkëlqyeshme kundër efekteve negative të rrezeve UVA dhe UVB.

Plot Shnetë

Plot Shnetë

Komento

Kliko këtu për të komentuar