Lajme

Mbi 632 mijë qytetarë u vaksinuan me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19

Prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri më 11 tetor, në Kosovë janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës antiCOVID-19. Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se  632 mijë e 567 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19.

Ndërkohë që vazhdojnë thirrjet për qytetarët që të vaksinohen e në këtë mënyrë të mbrohen edhe nga virusi vdekjeprurës.

“Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital. Vaksinohuni ju dhe të afërmit tuaj! Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina”, shkruan IKShPK në apelin e bërë për vaksinim./21Media
Plot Shnetë

Plot Shnetë

Komento

Kliko këtu për të komentuar