Lajme

Mbi 11 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 për 24 orë në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 11 mijë e 291 qytetarë me vaksinën anti-COVID-19.

Siç bëhet e ditur nga kjo ministri, që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 468 mijë e 152 doza të kësaj vaksine.

Ndërsa me dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit janë vaksinuar 641 mijë e 772 qytetarë.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi dhe nga 2 mijë e 193 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Sot janë shëruar 79 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156 mijë e 412.

Numri i rasteve aktive në Kosovë aktualisht është 1 mijë e 51./Sinjali/