Lajme

Masat Anti Covid, Policia e Kosovës shqipton 426 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 426 gjoba për shkelësit e masave kundër COVID-19.

Qeveria javë më parë vendosi masa të reja për të frenuar përhapjen e pandemisë, ndërsa bëri të ditur se masat e njëjta do të vazhdojnë edhe më tutje.

Ndërkohë që gjatë ditës së premte u raportua vetëm një vdekje dhe 25 raste me të reja me COVID-19.