Lajme

Lind një foshnje mbi 6kg, ia veshin rrobat e një fëmije 9-muajsh

Në Arizona të SHBA-së ka lindur një foshnje me peshë dyfish me të madhe se pesha mesatare e të një sapolinduri.

Foshnja e quajtur Finnley ka lindur me peshë 6,3 kilogram, ndërkohë që për veshjen e tij janë nevojitur rroba të madhësisë për një foshnje nëntëmuajshe.

Prindërit Cary dhe Tim Patonai kanë thënë se e kanë ditur që po presin një foshnje të madhe, mirëpo doktorët e kishin paraparë që pesha do të ishte 6,3 kilogram.

Nëna e foshnjës i është nështruar operacionit cezarian dhe lindja ishte kryer më herët se ishte planifikuar.

Mjekët e spitalit ku është kryer lindja e Finnelyt kanë thënë se kjo është foshnja më e madhe që kanë sjellë në jetë, në 27 vjetët e punës së tyre.

Foshnja ka lindur po ashtu e gjatë rreth 60 centimetra./KOHA/