Mjekësi Alternative

Katër çajrat më të mirë për ftohjen dhe gripin

Hulumtimet e shumta nuk kanë arritur në përfundime të sakta se deri në çfarë mase çajrat mund të shërojnë gripin dhe të ftohtin.

Megjithatë, studimet e vazhdueshme kanë theksuar se çajrat, për shkak të përbërësve, kanë efekte pozitive për të lehtësuar simptomat e gripit dhe ftohjes.

Disa nga më të mirët janë:

Çaji i kamomilit –
Lulet e thata të kamomilit janë përdorur prej shekujsh për efektet qetësuese. Kamomili ka efekt anti-inflamator dhe ndikon në cilësinë e gjumit.

Çaji i boronicës – Është i pasur me antioksidantë që përmirësojnë shëndetin. Studimet e ndryshme kanë treguar se ekstraktet e boronicës mund të zvogëlojnë gjatësinë dhe ashpërsinë e simptomave të ftohjes dhe gripit.

Çaji i limonit – Të pish çaj limoni ose të shtrydhësh pak limon në një çaj tjetër është një veprim i efektshëm për sezonin e ftohtë. Limoni dhe agrumet kanë vitaminë C, një lëndë ushqyese e rëndësishme për trupin, sidomos kur luftoni ftohjen ose gripin.

Çaj me mjaltë – Çajrat bimorë nuk përmbajnë kafeinë, ndaj nuk ju dehidratojnë dhe shijojnë më shumë me një ëmbëlsues natyral, siç është mjalti. Çaji me mjaltë është i preferuari i shumë njerëzve që vuajnë nga i ftohti. Mjalti ndihmon në lehtësimin e kollës.