Lajme

Ka ndërruar jetë laboranti i Klinikës Gjinekologjike Fahredin Mustafa

Ka ndërruar jetë laboranti Fahredin Mustafa, i cili ka punuar në laboratorin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka shprehur ngushëllime për familjen dhe kolegët, duke e konsideruar të ndjerin si profesionist të përkushtuar, shkruan Gazeta Shneta.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga SHSKUK:

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e laborantit mjekësor, Fahredin Mustafa, i cili për shumë vjet shërbeu në Laboratorin e Klinikës Obstetrike Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare Kosovës.

Gjatë punës së tij, Fahredini shërbeu me përkushtim të madh dhe profesionalizëm, duke ofruar shumë shërbime për pacientet e shtrira në këtë klinikë.

Ngushëllime familjes, miqëve dhe kolegëve për këtë humbje të madhe!