Lajme

Japoni, rritet numri i vetëvrasjeve te fëmijët si rezultat i pandemisë Covid

Ndërkohë që, pandemia Covid ndryshoi gjithçka brenda një viti, rreth 415 fëmijë kanë kryer vetëvrasje në Japoni.

Ndonëse, vetëvrasja ka një histori të gjatë dhe që është prezente në Japoni, vitin që lamë pas është shënuar një rritje e dukshme e rasteve të vetëvrasjes, e sidomos tek fëmijët, shkruan Reuters.

Sipas një sondazhi nga Ministria e Arsimit në Japoni, një rekord i lartë prej më shumë se 196,127 nxënës mungonin për 30 ditë ose më shumë, transmeton Gazeta Shneta.

Rezultatet treguan se ndryshimet në mjediset e shtëpisë dhe shkollore, për shkak të pandemisë, kanë pasur një ndikim të madh në sjelljen e fëmijëve.

Mes tjerash, numri i vetëvrasjeve u rrit edhe te gratë si rezultat i stresit emocional dhe financiar që shkaktoi pandemia Covid-19./Gazeta Shneta/