Kuriozitete

Ishulli që ka monedha me peshë deri në 8 tonë

Yap do të ishte thjesht një nga mijëra ishujt përrallorë që formojnë federatën e quajtur Mikronezi në Oqeanin Paqësor, po të mos karakterizohej në një kohë për një nga sistemet e ekonomisë më të çuditshme në botë.

Ndërkohë që tradicionalisht ishujt e Mikronezisë, përpara se të hynin në përdorim monedhat ose kartëmonedhat e traditës perëndimore, përdornin elementë natyrorë si guaskat e rralla për të tregtuar mes vete, banorët e Yapit disa shekuj më parë vendosën rrugën më të vështirë dhe më të veçantë, disa monedha guri që mund të peshojnë edhe 8 tonelata.

Bëhet fjalë për monedhën rai, padyshim më e rënda në botë, e cila ende ka vlerë ligjore në ishull. Historia e saj është po aq e veçantë. Materiali i këtyre monedhave është i përbërë nga kristale aragoniti, një material që nuk gjendet në ishull, por që banorët e Yapit e zbuluan që gjendej në ishullin e Palau, 450 kilometra larg.

Banorët e Yapit menduan të bazonin ekonominë e tyre mbi këtë material, si ndodhte në Perëndim me metale si ari dhe argjendi.

Monedhat në formë rrethore punoheshin në Palau me një vrimë në mes në mënyrë që të transportoheshin më lehtë, me anë të varkave të tyre nga bambuja. Në bazë të madhësisë, formës sa më perfekte dhe sasisë së kristaleve në gur, monedha merrte një vlerë të caktuar, si të ishte një diamant.

Rai përdorej veçanërisht për blerje të kushtueshme, si tokë, shtëpi dhe për të krijuar aleanca familjare ose festuar martesa. Sot asnjë nga këto monedha gjigante, të larta deri në 4 metra, nuk mund të prodhohen dhe të transportohen. Në ishull përdorët dollari amerikan, por monedhat e vjetra ende kanë vlerë.

E veçantë është se nuk ka rëndësi se ndodhet monedha. Nuk është nevoja që “rai” të transferohet, pasi komuniteti e njeh ndryshimin e pronësisë. Diçka e mirë kjo, pasi me 13 mijë monedhat e kristalta që ka ishulli, nuk do të k ishte bankë që do t’u bënte vend. \A2/

 

Plot Shnetë

Plot Shnetë

Komento

Kliko këtu për të komentuar