Lajme

Imuniteti i zhvilluar nga vaksina tek fëmijët, superior karshi infeksionit natyror, zbulon studimi

Një studim i ri, që pritet të rishikohet nga ekspertët shkencor, zbulon se fëmijët e vaksinuar kundër COVID-19 kanë nivele shumë më të larta të antitrupave sesa fëmijët që infektohet natyrshëm nga virusi.

Studiuesit shikuan rastet e fëmijëve midis moshës 7 dhe 11 vjeç që morën vaksinën Moderna, shkruan Healthline përcjell Gazeta Shneta.

Gjetjet sugjerojnë se fëmijët e vaksinuar me bazën ARNm, arritën një përgjigje më të fortë imune sesa ishte vërejtur tek fëmijët që përjetuan infeksion natyral.

Në mënyrë kritike, kjo mbrojtje u shtri në të gjitha variantet shqetësuese të COVID-19.

“Ne vumë re tituj të krahasueshëm të SARS-CoV-2 dhe aktivitet neutralizues në variantet shqetësuese,” shkruan autorët e studimit.

“Të dhënat tona tregojnë se vaksinimi me ARNm shkakton përgjigje të fuqishme të antitrupave dhe nxit funksionalitetin superior të antitrupave tek fëmijët.”