Kuriozitete

Historia e fjongos rozë, simboli ndërkombëtar i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit

Fjongo rozë është një simbol ndërkombëtar i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.

Përdorimi i një fjongoje rozë, në lidhje me ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit nisi në vjeshtën e vitit 1991. Fondacioni Komen Susan G. i dorëzoi shirita rozë pjesëmarrësve në garën e organizuar prej tij në New York City, për të mbijetuarit ndaj kancerit të gjirit.

Shiriti rozë u miratua në 1992, si simbol zyrtar i muajit Tetor, si muaj i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit. Modeli i fjongos rozë ishte marrë nga modeli i fjongos së kuqe,e përdorur për ndërgjegjësimin ndaj AIDS.

Një fjongo rozë dhe blu është përdorur për të simbolizuar kancerin e gjirit në meshkuj, i cili është relativisht e rrallë. Fjongo rozë dhe blu është projektuar në vitin 1996 nga Nancy Nick, president dhe themelues i Fondacionit John W. Nick për të sjellë ndërgjegjësimin: “Burra mund të sëmureni edhe ju nga kanceri i gjirit!