Lajme

Gjendje e tmerrshme në Brazil, mbi 600 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Brazil ka shkuar në më shumë se 600 mijë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me 615 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 600.425.

Numri i rasteve me COVID-19 në vend ka arritur në 21.550.730 me 18.172 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Vendi i Amerikës Jugore, Brazili me një popullsi mbi 210 milionë banorësh, pas SHBA-së, është vendi i dytë në botë për numrin e vdekjeve nga COVID-19./GazetaSinjali/

Etiketat