Kulturë

Dua Lipa në Eurovizion 2022?

Këngëtarja e shqiptare me famë botërore Dua Lipa mund të jetë një nga pjesëmarrëset në festivalin e Eurovizion 2022. Këto dyshime janë hedhur nga mediat në Britaninë e Madhe, pasi BBC Studio ka vendosur për Eurovizion 2022 të bashkëpunojë me shtëpinë diskografike “TaP music”.

Kjo studio muzikore ka nën menaxhimi e saj, këngëtarët më në zë të momentin e një ndër to është dhe shqiptarja Dua Lipa, e cila shihet si favorite për të përfaqësuar Britaninë e Madhe ne festivalin e këngës në Europë.

Përfaqësimi me një emër të madh të muzikës është kërkuar nga fansat, pasi në vitet e fundit të gjithë janë zhgënjyer.

Edhe kritikët e muzikës janë shprehur se ka ardhur koha që në Eurovizion të përfaqësohen nga një këngëtar me talent dhe që njihet në të gjithë botën.

Tashmë të gjithë presin me padurim për emrin që do përfaqësojë vendin në Torino të Italisë në Maj të 2022.

Plot Shnetë

Plot Shnetë

Komento

Kliko këtu për të komentuar