Lajme

Dozën e tretë e kanë pranuar 782 qytetarë në Maqedoninë e Veriut

Dje dhe gjatë të premtes janë aplikuar gjithsej 4.418 doza të vaksinës në Maqedoninë e Veriut, prej të cilat 1.132 janë aplikuar si dozë e parë, kurse 3.129 janë rivaksinime.

Prej tyre, 157 qytetarë kanë pranuar dozën e tretë.

Siç thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë, përfshirë datën 9 tetor gjithsej janë vaksinuar 795.186 qytetarë, të rivaksinuar janë 748.563, kurse dozën e tretë e kanë pranuar 782 qytetarë.

“53% e qytetarëve të moshës mbi 40-vjeç janë rivaksinuar, kurse 33% prej popullsisë prej 18 deri 39 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës. Përfshirja e vaksinimit me dozë të parë te të rinjtë është 47% , kurse me dy doza janë përfshirë 45% e qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e gjithë popullsisë në shtetin tonë është e vaksinuar, kurse 35% e popullsisë në shtet ka pranuar dy doza të vaksinës”, njoftojnë nga MSh-ja, transmeton TV21.