Shnetë

Çfarë ndodh nëse nuk hani karbohidrate? Dëmi në organizëm

Karbohidratet shpesh shihen si një nga shkaktarët e shtimit në peshë dhe të sëmundjeve që lidhen me mbipeshën. Si rezultat, shumë njerëz kur përpiqen të humbasin peshë i eleminojnë karbohidratet.

Por, duhet të dini se trupi juaj ka nevojë për karbohidrate që të funksionojë në mëyrën e duhur. Ju njohim më poshtë me shenjat dhe simptomat që tregojnë se nuk po konsumoni mjaftueshëm karbohidrate.

Mungesa e energjisë
Roli kryesor i karbohidrateve është të sigurojnë energji trupin, veçanërisht për trurin dhe sistemin nervor. Një enzimë e sekretuar në trup shndërron karbohidratet në glukozë, ose sheqer në gjak, të cilën trupi juaj e përdor si lëndë djegëse për energji. Disa prej tyre trupi i përdor menjëherë dhe glukoza e mbetur ruhet në mëlçi, muskuj dhe në qeliza, për t’i përdorur ato më vonë. Nëse nuk konsumoni mjaftueshëm karbohidrate, do të keni mungesë energjie, e cila mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur, të dobët dhe të paaftë për të menduar qartë.

Probleme me tretjen
Karbohidratet e shëndetshme përfshijnë ushqime si drithërat, perimet, frutat dhe arrorët. Nëse nuk konsumoni mjaftueshëm nga këto karbohidrate me bazë bimore, që përmbajnë shumë fibra, ju mund të vuani nga kapsllëku Konsumimi i tyre në sasinë e duhur do të ndihmojë sistemin tretës të nxjerrë jashtë më shpejt dhe me lehtësi “mbeturinat” nga trupi juaj.

Mangësi të lëndëve ushqyese
Sipas ekpertëve të shëndetit, nëse nuk konsumoni mjaftueshëm karbohidrate mund të humbisni lëndët ushqyese të nevojshme për një shëndet të mirë. Vitaminat dhe mineralet që gjenden tek frutat, perimet ose arrorët, luajnë një rol shumë të rëndësishëm për funksionet e trupit dhe mund të parandalojnë sëmundje të ndryshme. Shenjat e kequshqyerjes mund të mos jenë të dukshme, por ato mund të dëmtojnë shëndetin tuaj me kalimin e kohës.

Të përziera, dhimbje koke dhe erë e keqe e gojës
Kufizimi drastik i karbohidrateve në më pak se 20 g në ditë mund të rezultojë në ketozë. Ketoza ndodh kur trupi juaj nuk ka glukozë të mjaftueshme për energji. Shenjat dhe simptomat e ketozës përfshijnë të përziera, dhimbje koke, erë të keqe të gojës, si dhe lodhje mendore. Për më tepër, ketoza mund të bëjë që trupi juaj të prodhojë nivele të larta të acidit urik, i cili mund të jetë një faktor rreziku për ënjtjen e nyjeve dhe gurëve në veshka./AgroWeb