Lajme

Brenda nëntë muajve të këtij viti, 300 gra janë diagnostikuar me kancer të gjirit

Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka vizituar sot Klinikën e Onkologjisë në QKUK.

Ajo ka ofruar mbështetje për këtë klinikë me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për pacientët e prekur nga kanceri.

Sipas Gexha-Bunjakut, nga janari deri në fund të shtatorit të këtij viti, 400 gra të moshës mbi 50-vjeçare kanë marrë trajtim onkologjik. Ajo ka thënë se po bëhet përpjekje për plotësimin e listës esenciale të barnave, ndonëse buxheti për këtë vit ka qenë i ulët.

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se nga java e ardhshme, për shkak të kushteve pandemike më të mira, do të nisë shërbimi për mamograf mobil në komunat qe kanë mungesë të kësaj pajisje.

Drejtori i Klinikës Infektive, Ilir Kurtishaj tha se vetëm në këtë 9 mujor me kancer të gjirit janë identifikuar 300 paciente që i takojnë moshës mbi 50-vjeçare. Ndërsa, shtoi se aktualisht nga e premtja po mungojnë disa citostatikë për çka deklaroi se brenda këtyre ditëve do furnizohen nga barnatorja qendrore./KSP