Teknologji

BE-ja detyron prodhuesit të kenë karikues të njëjtë për të gjithë telefonat

Prodhuesit do të detyrohen të krijojnë një zgjidhje universale të karikimit për telefonat dhe pajisjet e vogla elektronike, sipas një rregulli të ri të propozuar nga Komisioni Evropian.

Qëllimi është të zvogëlojë mbeturinat duke inkurajuar konsumatorët të ripërdorin karikuesit ekzistues kur blejnë një pajisje të re.

Të gjithë telefonat inteligjentë të shitur në BE duhet të kenë karikues USB-C, thuhet në propozim.

Apple ka paralajmëruar se një veprim i tillë do të dëmtonte novacionin.

Gjiganti i teknologjisë është prodhuesi kryesor i telefonave inteligjentë duke përdorur një port karikimi të personalizuar, pasi seria e tij iPhone përdor një lidhje “lightning” të prodhuar nga Apple.

“Ne mbetemi të shqetësuar se rregullorja e rreptë që urdhëron vetëm një lloj karikuesi mbyt inovacionin në vend që ta inkurajojë atë, e cila nga ana tjetër do të dëmtojë konsumatorët në Evropë dhe në mbarë botën”, deklaroi kompania.

Kompania shtoi se synon që çdo pajisje Apple dhe përdorimi i karbonit të jetë neutral deri në vitin 2030.

Shumica e telefonave Android vijnë me porte karikimi USB micro-B, ose tashmë janë zhvendosur në standardin më modern USB-C./KOHA/