Shnetë

Antitrupat ndaj koronavirusit në qumështin e nënës zgjasin të paktën 10 muaj

Antitrupat ndaj koronavirusit në qumështin e nënës zgjasin të paktën 10 muaj. kjo do të thotë se nënat që janë shëruar nga Covid-19 dhe kanë në gji fëmijën, e mbrojnë atë për shumë muaj në mënyrë të plotë dhe madje antitrupat mund të jenë efikasë për t’i përdorur për pacientë që janë prekur në formë të rëndë nga Sars Cov 2.

Sipas ekspertëve të cilët bazohen në studimet e fundit mbi 75 nëna, rezulton se aktivizohet të fëmija një lloj antitrupash që ngjiten në traktet e frymëmarrjes dhe të tretjes të fëmijës, duke bllokuar kalimin e viruseve e baktereve.

Gjithashtu një grup kërkuesish kanë kryer një tjetër studim duke analizuar efektet e vaksinave me mRna dhe ato të vaksinave të llojeve të tjera. Ka rezultuar se niveli i antitrupave i prodhuar nga vaksinat me mRNA është shumë më i lartë në krahasim me tipologjitë e tjera. Në fjalë të tjera, nënat e imunizuara me vaksinën Johnson e Johnson me vektor viral dhe jo me mRNA kanë treguar numrin më të ulët të antitrupave në qumështin e gjirit, ndërsa ndër Pfizer e Moderna, rezultatet i ka dhënë më të larta Moderna.