Lajme

Alarmante! Në Rusi shënohet rekordi i zi me të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se numri i rasteve ka arritur në 7.717.356 me 27.246 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Me 936 vdekje në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Rusi është regjistruar “shifra më lartë ditore” e humbjeve të jetëve me burim virusin që nga fillimi i pandemisë, shkruan AA.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se numri i rasteve ka arritur në 7.717.356 me 27.246 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Numri i të shëruarve ka arritur në 6.819.796 me 20.556 të shëruar në 24 orët e fundit ndërsa vazhdon trajtimi për 683 mijë të prekur me COVID-19.

Me 936 vdekjet e reja që është regjistruar si shifra më e lartë e vdekjeve ditore që nga fillimi i pandemisë, numri i personave që kanë humbur jetën në vend deri më tani nga virusi është rritur në 214.485.

Në Moskë regjistrohen 71 të vdekur në 24 orët e fundit

Në kryeqytetin rus Moskë në 24 orët e fundit janë regjistruar 4.595 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 1.668.064, ndërsa numri i të vdekurve në Moskë me 71 viktima të reja ka shkuar në 29.525.

Në Moskë ku masat kundër COVID-19 janë liruar, vazhdon detyrimi për vendosjen e maskës dhe distancimit social.

Ministri i Shëndetësisë i Rusisë, Mikhail Murashko, në deklaratën e tij në qytetin Kursk tha se “Situata epidemike në vend mbetet jashtëzakonisht e tensionuar dhe po tensionohet gjithnjë e më shumë.

Në rajonet e Rusisë, me udhëzimin e presidentit, Vladimir Putin, merren masat kundër virusit sipas situatës së epidemisë.

Në rajonet ku situata e COVID-19 është përkeqësuar, sistemi i barkodit (kodi QR) filloi të zbatohet.

Rusia, vaksinimin masiv e filloi më 18 janar, ndërsa deri më tani janë vaksinuar mbi 42 milionë njerëz.

Plot Shnetë

Plot Shnetë

Komento

Kliko këtu për të komentuar