Kuriozitete

A mund ta hani kivin bashkë me livoren?

Kivi është një frut plot vlera shëndetësore nga vitamina C e deri tek antioksidantët që ndihmojnë të parandalojnë sëmundjet që plakin organizmin.

Nëse hani dy kivi në ditë keni marrë sasinë e nevojshme ditore të vitaminës C.

Zakonisht kur konsumohet ky frut, lëkura qërohet dhe hahet vetëm tuli me ngjyrë jeshile. Por burime ku bazohet dhe agroweb.org thonë se dhe lëkura e tij mund të konsumohet. Madje ka më shumë vitamin C dhe fibër sesa vetë fruti.

Nëse e hani kivin bashkë me lëkurë do ta keni edhe më të lehtë pasi nuk keni nevojë që ta qëroni. Mund ta hani duke e prerë në feta të holla, por mos harroni ta lani mirë./abcnews.al

Etiketat