Lajme

87 ekipe për të infektuarit me COVID-19 në zgjedhjet e së dielës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar ekipet mobile për çdo komunë dhe të cilët do t’iu mundësojnë votimin e personave që janë të infektuar me COVID-19.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për Klankosova.tv tha se për këtë qëllim janë caktuar 87 ekipe.

“Për këtë qëllim, janë 87 ekipe mobile, me gjithsej 348 anëtarë. Në çdo ekip është edhe një anëtar nga institucionet shëndetësore, me qëllim të këshillimit profesional”, tha Elezi.

Tutje, Elezi tregoi se KQZ do të angazhojë ekipe mobile, për t’iu mundësuar votimin edhe personave me nevoja dhe rrethana të veçanta, duke angazhuar kështu 109 ekipe me gjithsej 327 anëtarë.