Këshilla Mjekësore

6 hapa të thjeshtë, si të normalizojmë sistemin hormonal pa terapi mjekësore

Efektet anësore të disbalancës hormonale janë shtimi në peshë, mungesa e fertilitetit, rënia e flokëve, libidoja e ulët, pagjumësia, depresioni dhe lodhja. Hormonet janë ‘dërgues mesazhesh’ që ndikojnë në funksionet e trupit. Ekzistojnë disa mënyra për të promovuar ekuilibrin e hormoneve në trup.

Limitoni kafeinën. Kafeina e tepërt në trup sjell kaos në sisteme. Niveli i kortizolit rritet dhe niveli i hormonit tiroid ulet. Alternativa të tjera të kafesë janë ccaji jeshil dhe cajra të tjera me kafeinë.

Flini më shumë gjumë. Mungesa e gjumit cekuilibron nivelet e hormoneve. Kortizoli rregullohet në mesnatë. Endokrinologët këshillojnë të flini rreth orës 10.00 të mbrëmjes.

Ushrime fizike. Trupi lëshon hormonet që i duhen gjatë stërvitjes. Gjëndrat tuaja happen dhe clirojnë sasinë e duhur të hormoneve që i duhen trupit. Kjo ccon në reduktimin e nivelit të stresit  dhe forcimin e sistemit imunitar. Një rutinë 20-minutëshe të paktën tre herë në javë do t’ju ndihmonte shumë.

Eliminoni produktet toksike. Qëndroni larg produkteve për kujdesin e trupit sepse përmbajnë DEA, glikol propilen, laurel sulfat natriumi dhe parabene.

Kuroni problemet me zorrët. Problemet me tretjen janë arsyeja për disa probleme lidhur me hormonet në trup dhe shkaku për disa probleme në traktin e tretjes. Ushqimet e patretura në rrjedhën e gjakut do të sulmojnë tiroiden dhe organet etjera të cilat nga ana tjetër nxisin inflamacionin në trup.

Balanconi marrjen e Omega-3 dhe omega-6. Përdorimi i rritur i vajrave bimorë ka krijuar një disbalancë në nivelet e acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6. Është mirë të shmangni ushqimet shumë të pasura me sasi të larta të omega 6.  Shembuj janë farat e lulediellit, misrat, kikirikët, kanola dhe bishtajat e sojës./albeu/